×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia e fut Kosovën në listë e kuqe, 14 ditë karantinë për secilin kosovar që hyn në këtë shtet

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 19:30

    Sllovenia ka shtrirë listën e vendeve në listën e kuqe që janë subjekt i kufizimeve të hyrjes për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.


    Në këtë listë është përfshirë edhe Kosova, gjersa në mesin e vendeve të rajonit Sllovenia ka vendosur vija të kuqe edhe për Bosnjën e Serbinë, transmeton Reporteri.

    Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga mesnata, njoftoi Ministri i Brendshëm Ales Hojs.

    Tani e tutje, kosovarëve që hyjnë në Slloveni do të kërkohet një test negativ për koronavirusin dhe i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se tre ditë.

    Në të njëjtën kohë, ata do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!