Ministria e Jashtme e Sllovenisë e ka mirëpritur dakordimin në Bruksel, mes liderit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të raporteve me bazë propozimin evropian.
Në reagim të Ministrisë thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në rruëgn drejt strukturave evropiane dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Mirëpresim zhvillimet pozitive mes Serbisë dhe Kosovës që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve. Një hap i rëndësishëm për përparimin e tyre në rrugën drejt BE-së dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është në interesin tonë strategjik”, thuhet në komunikatën e MPJ-së sllovene.
We welcome the positive developments between 🇷🇸 & 🇽🇰 leading to the normalisation of relations. An important step for their progress on the #EU path & for stability in the #WesternBalkans. This is in our strategic interest. pic.twitter.com/84tvzblevt
— MFEA Slovenia (@MZEZ_RS) February 28, 2023
Kujtojmë se e hëna shënoi deklarimin zyrtar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për arritjen e një marrëveshjeje.
Në të janë 11 nene, dhe plani pos marrëveshjes bazë përmban edhe planin e zbatimit, i cili po ashtu është bërë publik.
Takimi i radhës mes Vuçiqit dhe Kurtit u njoftua nga Presidenti i Serbisë: kur ndërmjetësi evropian, Josep Borrell, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 mars, ai do t’i kushtojë një pjesë të kohës liderëve të Serbisë dhe Kosovës. /Reporteri.net/.