Kreu i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se i ka dërguar dy shkresa Qeverisë Kurti për t’i kërkuar që të dëmshpërblehen bujqit e dëmtuar si dhe për rritjen e subvencioneve.
Ai thotë se përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, do të ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve
Të nderuar fermerë të komunës sonë,
Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar:
* Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar
* Rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët…për të gjithë bujqit dhe fermerët.
Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Për më shumë ju lus t’i shihni kërkesat⬇️