×
  • Lajme
  • Lajme

    S’miratohet rezoluta e propozuar nga PDK-ja, Deliu-Kodra: Qeveria Kurti e konfirmoi që s’është e gatshme për bashkëpunim

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 22:22

    Grupi Parlamentar i PDK-së ka propozuar rezolutë konkrete pas debatit parlamentar për pandeminë, përmes së cilës kërkon sigurimin e shpejtë të vaksinës anti-COVID për qytetarët, por kjo nuk u votua sot në Kuvend nga deputetët e mazhorancës së Vetëvendosjes.


    Lidhur me këtë çështje, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti konfirmoi edhe një herë që nuk është e gatshme për bashkëpunim sa i përket sigurimit të vaksinave anti-COVID.

    “Qeveria Kurti edhe një herë e konfirmoi që nuk është e gatshme për bashkëpunim sa i përket sigurimit të vaksinave. Qytetarët më shumë se kurrë kanë nevoje për përkrahje dhe rezoluta jonë kishte qëllim sigurim të vaksinës”, tha Deliu-Kodra për Reporterin.

    Tutje, deputetja e PDK-së u shpreh se kjo arrogancë e shumicës parlamentare po shpërfill kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    “Kjo arrogancë e numrave po shpërfill kërkesat e qytetarëve që po humbin jetën çdo ditë. Vetëm sot 8 jetë janë shuar nga COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që vullneti i Qeverise për të bashkëpunuar nuk duket askund”, deklaroi deputetja Deliu-Kodra.

    Ndryshe, rezoluta e PDK-së që nuk u miratua sot mori vetëm 20 vota për, teksa kundër votuan 54 deputetë që ishin të pranishëm në seancë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!