Familja Ahmeti është njëra nga familjet më të prekura nga tragjedia e autobusit. Kjo familje humbi dy nipërit bineq, babain dhe nënën e binjakëve.
Nëpërmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar një motra e të ndjerit, Sevim Ameti.
Në një postim prekës, motra e të ndjerit ka thënë se kur u nisën për në shtëpi i kishte uruar rrugë të mbarë vëllait, por siç thotë jo rrugë të mbarë të përhershme.
“Vëlla i dashur mbram kur u niset nga turkija për në vendlindje biseduam për pushimin që sa mir keni kaluar, të urova rrug të mbar drejt vendlindjes por jo rrug të mbar të përhershme, spo mundi ta besoj por e vërtet na doli. Allahu ju shpërbleft me xhennetin Firdeus”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.