Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka kërkuar sqarime nga kryeministri Avdullah Hoti duke thënë se fermerët që protestuan sot para qeverisë janë gjobitur me nga 200 euro.
Gazmend Syla në Facebook ka thënë se Hoti duhet të tregojë a është kryeministër edhe i këtyre fermerëve.
“Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës. z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur”, ka thënë deputeti i AAK-së.
https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/4546143858761619
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.