×
  • Lajme
  • Lajme

    Sofra e ministrit pa parti, që kushton 10 mijë euro

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 16:21

    Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e udhëhequr nga Dardan Gashi, ka planifikuar ti shpenzoi afro 10 mijë euro për organizimin e panairit dhe sofrës tradicionale për Ditët e Diasporës në Kosovë.


    Në bazë të tenderit të publikuar për “Shërbime të vendosjes së tendave, organizimi i Panairit dhe sofrës tradicional 2019”,të publikuar nga ky institucion me 9,500 euro planifikohen të organizohen 5 aktivitete në lokacione të ndryshme të Kosovës.

    Për katër ditë me radhë Ministria e Diasporës dhe Investime Strategjike, do të organizoi aktivitete në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, Manifestim me 1 gusht në Prekaz dhe manifestimi qendror do ët mbahet me 2 gusht në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

    Në dosjen e tenderit kërkohet që Operatori Ekonomik, i cili dëshiron të fitoi këtë tender duhet të ketë të realizuara minimumi një kontratë për shërbime të ngjashme, gjatë 3 viteve të shkuara para datës së publikimit te këtij njoftimit për kontratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!