Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, edhe sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.
Gjatë ditës së djeshme në pyetjet e Prokurorisë, Bashota foli për rolin e Kadri Veselit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për të cilin tha se nuk e dinte nëse kishte ndonjë zëvendës.
Po ashtu, Bashota u pyet për komunikimin me ndërkombëtarët gjatë luftës në Kosovë, për çka tha se këtë e bënte ai, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Ramë Buja. Tutje, Bashotës iu prezantua edhe dëshmia që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës vite më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.