Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Sokol Haliti është zyrtarisht kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Vitisë edhe për një mandat.
Abdixhiku e ka përshkruar Halitin si njeriun “që nuk ka ndërtuar pushtet mbi zhurmë, por mbi punë”, shkruan Reporteri.net.
“Nuk ka kërkuar lavdi politike, por e ka merituar respektin e qytetarëve me thjeshtësi, me ndershmëri dhe me shërbim. Në tri mandatet e tij si Kryetar i Vitisë, ai ka bërë atë që shumëkush nuk e bën dot në një jetë të tërë politike – ka punuar çdo ditë, me ritëm, me plan, me vizion. Ka sjellë projekte konkrete, investime reale, e mbi të gjitha – ka ndërtuar një administratë që shërben. ”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.