×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Haliti: Sërish jam kandidat për kryetar të Vitisë, do ta bëjë qytetin më simpatik në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 22:29

    Sokol Haliti kryetar aktual i Vitisë ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat për të marrë besimin e qytetarëve.


    Ai thotë se vitiasit duhet t’ia japin besimin, pasi që ai synon ta bëjë Vitinë komunën më simpatike në Kosovë.

    “Ka qenë një konsensus që unë të rikandidohem për një Viti të re. Kena filluar ta krijojmë Vitinë e re, Vitia e vjetër s’ka qenë për neve motiv, ne po bëjmë përpjekje me kriju Vitinë e re, që do të jetë qyteti më simpatik në Kosovë, më Ambiental, me lum të mirë, me sheshe, me gjelbërime, me rrugë të mira”, thotë Haliti në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Ai thotë se ka besim se qytetarët e Vitisë do të vendosin drejtë dhe nuk do të lejojnë të ndalet progresi në komunën e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!