Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rënë nën 6 për qind të votave, bazuar në një sondazh që posedon partia që ai e drejton.
Ky sondazh, i realizuar me qëllim matjen e disponimit të votuesve, e ka nxjerr AAK-në si parti të katërt në nivel vendi, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se u ka bërë me dije secilës parti se nuk do ta votojnë askënd për president, përveç atë që e propozon partia e tij.
Hoxhaj tregoi se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe i ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij.
“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, ia kemi bërë të qartë atij.. Mustafës, Limajt që kushdo që dëshiron ta kenë voton për zgjedhjen e Presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja, e jo i partive të tjera”, tha Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.