Ndërsa deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se partia e tyre nuk e ka fare problem kalimin e pragut kështu nuk po del nga nja një sondazh që ka publikuar analisti Fisnik Halimi që është edhe drejtor i Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS).
Halimi ndërsa ka treguar se cila nga partitë sipas sondazhit është e para dhe kush nga to e kalon pragun prej 5 % nuk ka dhënë fare shifra për PSD-në, shkruan Reporteri.net.
Halimi në televizionin T7, ka treguar se Nisma dhe AKR mund ta kalojnë pragun nëse mbahen zgjedhjet, pa treguar se nga sa vota do të marrin.
Ai ka treguar po ashtu se nga sa vota mund t’i marrin disa nga partitë politike.
“PDK e LDK mund t’i marrin nga 200 mijë voto”, ka pohuar ai.
Ai thotë se pas tyre do të vendoset Vetëvendosje me rreth 150 mijë voto.
“VV do t’i marr 150 mijë, kurse AAK 105 mijë” thotë Halimi.
Molliqaj: Sondazhi i fundit rritje për PSD e AAK, rënie për Vetëvendosjen
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.