×
  • Lajme
  • Lajme / Matja e opinionit

    Sondazhi i PIPOS: VV 40.9%, garë e ngushtë mes LDK-së e PDK-së për vendin e dytë

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 21:00

    Në matjet e fundit të opinionit publik, të realizuara nga PIPOS, del se 40.9% e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën.

    Sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova, LDK dhe PDK do të zhvillonin garë të ngushtë për vendin e dytë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    PIPOS sipas këtij sondazhi thotë se partia e dytë është radhitur LDK-ja me 21.5% dhe e treta PDK-ja me 20.4%.

    Sipas këtij sondazhi koalicioni AAK-NISMA do të merrnin 9 % të votave të elektoratit kosovar.

    Lista Guxo Guxo e Donika Gërvallës e Faton Pecit, sipas këtij sondazhi nuk do ta kalonin pragun.

    Të pavendosur në këtë sondazh janë deklaruar 4.6% e të anketuarve. Kurse, 2 % kanë deklaruar se nuk do të votonin fare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!