Një sondazh i kryer javën e fundit nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 41.60 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 20.10 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.30 për qind, shkruan Reporteri.net.
Sondazhi i PIPOS u publikua në Klan Kosova, që përfshinë 3000 respodentë ka nxjerrë një shifër të lartë të qytetarëve që janë shprehur se do të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga të anektuarit 78.50 për qind e tyre kanë thënë që do të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
14.90 për qind e të anketuarve kanë thënë se besojnë që do të dalin, ndërsa 2.90 për qind kanë thënë se s’besojnë që do të dalin në zgjedhje.
Ndërkaq, 3.70 për qind janë shprehur se nuk do të dalin në votime në asnjë mënyrë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.