×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me coronavirus në Prishtinë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 9:50

    Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me coronavirus në Prishtinë.


    Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.

    “Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

    E komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.

    Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.

    Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!