Kanë arritur afganët e parë në Kosovë. Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla ka bërë të ditur se sonte në Kosovë kanë ardhur 111 afganë.
“Numri i shtetasve qfgan që kanë ardhur sonte është 111, një numër i madh janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan. Këta do të vendosen në ish-kampin e “Bechtel Enkas””, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se edhe nesër do të vijnë avion të tjerë.
“Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër, është çështje e organizmit të aleatëve tanë për nisjen e avionëve të tjerë në Kosovë”, tha Sveqla.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur se afganët që kanë ardhur sonte po bëjnë testet për të kuptuar nëse janë apo jo pozitiv.
“Po bëjnë testimin për COVID, që ka ndonjë rast do të procedoheT sipas protokoleve të shëndetësisë, kemi përgatitur edhe hapësirat për t’i karantiuar dhe vaksinuar. Hapësirat janë tek termniali i vjetër te Aeroporti i Prishtinës”, tha ai. /Reporteri.net/.