×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari i ri

    Sorensen bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 21:15

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,  njoftoi se sot ka pasur biseda ta ndara me kryenegociatorët e Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

    Kjo është biseda e parë prej marrjes së detyrës nga Sorensen, nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

    Sorensen ka shkruar në rrjetin “X” se i vlerëson bisedat “shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

    Sorenses nuk dha më shumë detaje rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.

    Sorensen, i cili e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, i zhvilloi këto biseda pak ditë pasi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, këmbyen akuza në rrjetet sociale.

    Bislimi e akuzoi Serbinë për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa Petkoviq e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron që komunat me shumicë serbe në Kosovë të udhëhiqen nga shqiptarët.

    Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 9 shkurt/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!