Kryeministri i vendit, Albin Kurti nesër (e hënë) do ta pres në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Zyra e Kryeministrit njofton se pas takimit me Kurtin, Sorenson do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Siç thuhet në komunikatën për media, takimi Kurti-Sorenson do të filloj nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Po ashtu, emisari i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë, do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me fillim nga ora 09:30.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.