Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si i ngarkuar i BE-së për këtë proces.
Sorensen sot do të takohet me shefen e shtetit, Vjosa Osmani në zyrën presidenciale.
Siç është bërë e ditur nga zyra e presidentes, takimi mes tyre do të nisë paraditen së hënës në ora 09:45.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen, në orën 10:30 do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimi me kryeministrin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.