×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari i BE'së

    Sorensen takohet me zyrtarin e lartë të NATO’s, pajtohen për koordinim të ngushtë në mbështetje të dialogut

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 22:51

    Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus.

    Sorensen e ka cilësuar këtë si takim shumë të mirë, teksa ka thënë se janë pajtuar për koordinim të ngushtë në mbështetje të dialogut, shkruan Reporteri.net.

    “Takim shumë i mirë njoftues me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus. U pajtuam për koordinim të ngushtë BE-NATO në mbështetje të dialogut”, ka shkruar Sorensen”, ka shkruar Sorensen.

    Sorensen ka marrë mandatin nga 1 shkurti i këtij viti, me një mandat fillestar prej 13 muajsh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!