×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e Emisarit të BE-së

    Sorensen thekson rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit: Me Osmanin, Kurtin e Bislimin folëm se si të sigurohemi që dialogu të japë rezultate

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 14:32

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur pas takimit që ka pasur me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti si dhe zëvendëkryeministrin Besnik Bislimi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në platformën “X”, Sorensen shkruan se është i lumtur që është kthyer në Kosovë.

    Ai thotë se është i mahnitur nga përparimi që është bërë. Sorensen thotë se me Osmanin, Kurtin dhe Bislimin kanë biseduar për atë se si të vazhdojë dialogu dhe rëndësinë që ka marrëveshje e Ohrit.

    “I lumtur që u ktheva në Kosovë. “Jam i mahnitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Gjatë ditës së parë, bisedova me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për atë se sa shumë ka sjellë Dialogu për Kosovën, si të sigurohemi që ai të vazhdojë të japë rezultate dhe rëndësinë që ka Ohri për këtë proces”, ka shkruar Sorensen në “X”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!