16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Në këto 24 orë janë konfirmuar edhe 690 raste të reja. Këto shifra nuk po i sheh aq tragjike, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila në seancën ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë ka thënë se Ministrit Zemaj duhet t’i njihen meritat për menaxhim të mirë të situatës me Covid-19, shkruan Reporteri.
Madje, Gaxherri ka thënë se statistikat e nxjerrin Kosovën si shtetin në rajon që po e menaxhon më së mirë pandeminë.
“Qeveria Hoti me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin Zemaj ka vënë rend në sistemin shëndetësor. Të gjithë e dimë se pandemia Covid-19 është pandemi globale dhe jemi dëshmitarë se secili shtet është gjetur para një akti që është shumë vështirë të menaxhohet. Megjithatë, Kosova me një sistem tejet të rënduar, ne duhet t’ia pranojmë suksesin ministrit Zemaj që ka mujtë me e fut në kontroll pandeminë. Përveç statistikave të cilat na nxjerrin si shtetin që në rajon më së miri është duke e menaxhuar pandeminë, këtë e konfirmojnë edhe ambasadat e akredituara në Kosovë që e vlerësojnë lartë menaxhimin e pandemisë nga Ministri Zemaj@, u shpreh ajo,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.