Sot, bëhen 16 vjet që kur ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka dërguar raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin ka thënë se Kosova duhej të bëhet e pavarur.
Derisa, SHBA-të e kanë përkrahur planin e Ahtisaarit dhe kanë menduar se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët kanë vazhduar ta kundërshtonin planin.
Rusia ka bërë deklarata që mund të interpretoheshin si kundër pavarësisë, por nuk ka përmendur përdorimin e vetos, transmeton KosovaPress.
Tri ditë më vonë, më 29 mars të vit 2007, Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, në të cilën është shprehur përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën./KosovaPress/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.