×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot 5 raste me coronavirus në Obiliq, kryetari Xhafer Gashi jep detaje

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 19:19

    Sot janë konfirmuar 40 raste të reja me coronavirus, kurse 6 persona janë shëruar.


    Në Obiliq janë 5 raste të reja. Kreu i kësaj komune, Xhafer Gashi ka deklaruar se rastet në fjalë janë raste kontakti, familjarë të të infektuarit, katër ditë më parë, të cilët janë në vetizolim, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të nderuar qytetarë,

    Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi pesë raste të reja pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rastet në fjalë janë raste kontakti, familjarë të të infektuarit, katër ditë më parë, të cilët janë në vetizolim.Ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me personat e infektuar dhe në të njejtën kohë po krijohet lista e kontaktit nga ana e tyre, me persona të tjerë.

    Bashkëqytetarë të nderuar, lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm, por rreziku ndaj këtij virusi nuk ka kaluar ende, andaj ju lutem secilit prej jush që të respektoni me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së, bartja e maskave dhe dorëzave të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme.
    Ne jemi bashkë në çdo sfidë, të vazhdojmë së bashku të përgjegjshëm përballë këtij armiku të padukshëm!

    Respekto masat! Kujdesu për veten, familjen dhe qytetin tonë!

    Xhafer Gashi

    https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/892258524575565

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!