×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë, reagon ministri Zemaj

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 15:13

    Kosova ka marrë sot lajmin më të mirë në muajt e fundit.


    IKSHP ka njoftuar se brenda gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi.

    Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se ky është lajm që i bën të ndihen krenarë, por assesi nuk duhet ta zbehë përkushtimin e tij si ministër dhe as personelit mjekësorë.

    “Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por assesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjekësorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me Pandeminë”, ka shkruar Zemaj.

    Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe 97 raste të reja me coronavirus, gjersa janë shëruar 139 pacientë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!