Sot mbushen 21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.
Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .
Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur më 21 qershor 1999, ditë e diele.
Teksti i plotë i dokumentit:
PËR DEMILITARIZI MIN E UÇK-së
Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.
UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:
Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së
Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe rintegrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.
UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë ng a përdorimi i forcës, që t’i përmbush direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.
UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.
UÇK-ja pajtohet, që t’i përmbush të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t’i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t’i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtar, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.
Për qëllimet e kësaj iniciative, pikat në vazhdim do të kenë këto kuptime:
Qëllimet e kësaj iniciative janë këto:
Aksionet e UÇK-së, do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.
Komandanti i KFOR-it në përputhje, në bazë të nevojës, me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë, pavarësisht nga interpretimet e kësaj iniciative dhe aspektet e sigurisë të marrëveshjes paqësore që e përkrah. Përcaktimet e tij do të kenë të bëjnë me të gjitha pa lët dhe personat.
Ndalja e armiqësive
Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet që të veprojë në përputhje me këtë iniciativë dhe me direktivat e COMKFOR-it. Të gjitha forcave që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me direktivat e COMKFOR-it, do t’u pamundësohet aksioni ushtarak, siç do të përcaktohet nga COMKFOR-i.
Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të pushojnë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër që të japë instruksione të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin që është nën komandën e tij, për të siguruar që kontakti me forcat e RFJ-së të pamundësohet dhe për të përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpall vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të kësaj iniciative, e cila do të transmetohet përmes të gjitha kanaleve të domosdoshme që d o të ndihmojnë që instruksionet për përmbajtjen e iniciativës t’i arrijnë të gjitha forcat nën komandën e tij dhe të kuptohen nga opinioni në përgjithësi.
UÇK-ja ndërmerr dhe pajtohet në veçanti:
UÇK-ja pajtohet që të mos kryejë kundërsulme , reprezalie apo ndonjë aksion unilateral si përgjigje ndaj RKSOKB 1244 dhe marrëveshjeve të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën. Kjo në asnjë mënyrë nuk e mohon të drejtën për vetëmbrojtje.
UÇK-ja pajtohet që të mos ndërhyjë ndaj personelit të RFJ-së, që do të kthehet në Kosovë për të kryer detyra të veçanta, me autorizim dhe nën drejtim të COMKFOR-it.
Përveç me miratim të COMKFOR-it, UÇK-ja pajtohet që personeli i saj të mos mbaj armë të asnjë lloji:
Brenda katër ditësh të nënshkrimit të kësaj iniciative:
Aktivitetet e kufirit
Menjëherë UÇK-ja, do t’i ndërpresë lëvizjet e personave të armatosur nëpër shtetet fqinje. Të gjitha lëvizjet e personave të armatosur në Kosovë do të bëhen me miratim paraprak të COMKFOR-it
Monitorimi dhe ndërprerja e armiqësive
Autorizim për t’u marrë me pikat e kësaj iniciative i ka COMKFOR-i. Ai do të monitorojë, mbajë dhe nëse është e domosdoshme edhe të detyrojë me forcë ndërprerjen e armiqësive.
UÇK-ja pajtohet që të bashkëpunojë plotësisht me KFOR-in dhe administratën e përkohshme civile në Kosovë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të sigurojë që të ndërmerren a ksione të duhura për t’u marrë me pika të kësaj iniciative, nga ana e forcave të tij me direktiva të COMKFOR-it.
Elementet e KFOR-it, do të zgjedhën për të mbajtur kontakte me UÇK-në dhe do të vendosen në strukturat e saj komanduese dhe bazat.
KFOR-i do të vendos kontroll të duhur në vendkalimet e caktuara me Shqipërinë dhe IRJM-në.
Komisioni i Përbashkët i Implementimit (KPI)
Një KPI do të vendoset në Prishtinë brenda katër ditësh, pas nënshkrimit të iniciativës. KPI-ja do të udhëhiqet nga COMKFOR-i dhe do të përbëjë edhe komandantë të lartë të KFOR-it dhe UÇK-së si dhe një përfaqësues të administratës civile ndërkombëtare në Kosovë.
KPI-ja do të takohet aq shpesh, sa të jetë e domosdoshme me COMKFOR-in gjatë implementimit të iniciativës. Ajo mund të thirret pa lajmërim paraprak dhe përfaqësimi i UÇK-së pritet në nivel dhe rang të kryesuesit të KFOR-it. Funksionet e saj do të jenë:
Demilitarizimi dhe transformimi
UÇK-ja do t’i ndjek procedurat e vendosura nga COMKFOR-i për demilitarizim fazë-fazë, transformim dhe monitorim të UÇK-së në Kosovë dhe për rregullore të tjera të aktiviteteve të tyre. Ata nuk do të ushtrojnë as organizojnë parakalime pa autorizim të COMKFOR-it.
UÇK-ja pajtohet me orarin e më poshtëm që fillon me nënshkrimin e kësaj iniciative:
(1) Brenda 30 ditësh, UÇK-ja do të vendos në depot e regjistruara të armëve të gjitha armët e ndaluara, me përjashtim të armëve të vogla automatike. 30 për qind të numrit të përgjithshëm të këtyre armëve, po ashtu, do të vendosen në depo. Municioni për armët e tjera do të tërhiqet dhe do të vendoset në vende të caktuara nga COMKFOR-i, veçmas nga vendet e caktuara.
(2) Ditën e 30-të, do të jetë e ndaluar për personelin e UÇK-së, që të mbajë armë të ndaluara, me përjashtim të armëve automatike, në vendet e caktuara dhe do të jetë e ndaluar që të mbahen armë me tytë të gjatë. Armët e tilla do të konfiskohen nga KFOR-i.
(3) Brenda 30 ditësh, edhe 30 përqind të armëve të vogla automatike, duke dhënë kështu numrin p rej 60 përqind të asaj që ka UÇK-ja, do të vendoset nëpër depot e regjistruara të armëve.
(4) Brenda 90 ditësh të gjitha armët automatike do të vendosen në depot e regjistruara të armëve. Pas kësaj, mbajtja e tyre nga pjesëtarët e UÇK-së, do të jetë i ndaluar dhe armët e tilla do të konfiskohen nga KFOR-i.
Provi zionet e kësaj iniciative do të hyjnë në fuqi me efekt imediat të nënshkrimit të tij, nga ana e përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.
UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:
Kjo iniciativë është shkruar në gjuhën angleze dhe shqipe dhe nëse ka dyshime në të kuptuarit drejt të tekstit versioni në gjuhën angleze ka precedencë.
Ofruar nga Hashim Thaçi,
Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Pranuar nga lejtnant-gjeneral Mike Jackson,
Komandant i KFOR-it
21 qershor 1999
Rrugët:
1) Pejë-Llapushnik-Prishtinë
2) Kufi-Gjakovë-Klinë
3) Kufi-Prizren-Suharekë-Prishtinë
4) Gjakovë-Rahovec-Llapushnik-Prishtinë
5) Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizaj-Kufi
6) Kufi-Ferizaj-Prishtinë-Podujevë-Kufi
7) Prishtinë-Mitrovicë-Kufi
8) Mitrovicë-Rakosh-Pejë
9) Pejë-Kufiri me Malin e Zi(nëpërmjet Rozhajes)
10) Prishtinë-Lisicë-Kufiri me Serbinë
11) Prishtinë-Gjilan-Ferizaj
12) Gjilan-Tërnoc i Madh-Kufiri me Serbinë;
13) Prizren-Doganoviqi.
/KosovaPress/