Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë.
Do të ketë rënie të temperaturave maksimale, ku ditën e martë ato nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.