×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dalin nga karantina 53 persona, të gjithë dolën negativ me coronavirus

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 8:44

    53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus, sot do të lirohen nga karantina.


    Gjatë ditës së diel, 53 persona që kanë qenë të vendosur në karantinë te Qendra e Studentëve janë testuar për COVID-19 dhe fatmirësisht që të gjithë kanë rezultuar negativ.

    Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera.

    Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

    Testimi i radhës- Karantina COVID19

    Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

    Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!

    Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

    Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!