×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dhe nesër mjaft ftohtë, temperaturat bien nën zero

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 7:07

    Sot pritet të ketë kthjellime, por do të jetë shumë ftohtë. Nga e premta priten sërish reshje shiu, njofton Prishtina Weather.

    Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë.

    Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore. Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

    Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë. Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.

    9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

    10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

    Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

    Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

    Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!