Sot është dita kur do të do të diplomojnë kadetët e parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
“Sot në ora 16:00 është ceremonia e diplomimit të kadetëve në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point. Për herë të parë, dy kadetë nga Kosova diplomojnë në këtë institucion të respektuar”, ka shkruar Çitaku, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka shkruar tutje se dy kadetët e FSK-së, Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, gjatë periudhës katër vjeçare kanë treguar sukses të lartë dhe për këtë u shpërblyen vazhdimisht. “Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjesëtarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo.
Për Çitakun, Arelena dhe Ylli janë heronj të Republikës sonë dhe sipas saj, janë dëshmia më e mirë se më punë dhe ndershmëri nuk ka ëndërr që nuk realizohet. Ndërkohë, ka treguar se ceremonia e diplomimit mund të ndiqet edhe online.
Ky është postimi i saj i plotë:
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157007595582414
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.