×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ditë e ngrohtë dhe me diell

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 7:20

    Ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Nga dita e diel do të ketë shtim të vranësirave, e priten mundësi edhe për riga lokale shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.


    Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e premte dhe të shtunë, shkurtimisht vlerat e çastit të grimcave të materies mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

    Datat:

    2.09 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën më shumë diell.

    3.09 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

    4.09 – Kryesisht me diell.

    5.09 – Vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.

    6.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale të premten zbresin deri në 9C, e maksimalet nga 22C, ditën e enjte, shënojnë rritje deri në 25C ditën e shtunë.

    Do të dominojë kryesisht era nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-11m/s, vetëm ditën e shtunë ku do të fryjë nga krahu jugor e lehtë 2-5m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale ditëve të ardhshme, e më pas me një rënie graduale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!