×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot ditë me reshje shiu që më vonë shndërrohen në borë

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 7:03

    Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të shumta në vend.

    Që nga orët e para të ditës reshjet do të jenë më intenzive, së pari të shiut, me temperatura që shënojnë rritje deri në 10C e 13C, nga -1C e +2C, që zbresin në mëngjes.

    Pasdite më vonë, mbi vend depërtojnë me shpejtësi masa të ftohta arktike, duke zbritur temperaturat sërish deri në 0C, ndërkohë që reshjet e shiut shndërrohen në borë. Herë herë reshjet e borës mund të shoqërohen me bubullima.

    Fillimisht frynë erë e fuqishme jugore 5-15, me hove mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, e më vonë ndryshon drejtimin në verilindje, njofton Prishtina Weather.

    Reshjet e borës pritet të pushojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së htunë. Nga mesdita vransirat fillojnë të shpërndahen gjithashtu, e kthjellime vazhdojnë ditën e diel dhe të hënë.

    Nga dita e martë vransira kalojnë mbi vend, por nuk shfaqen kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në -6C e -8C, të dielen, derisa ato maksimale, mbesin të ulëta në fundjavë, 2C deri 5C, e më pas gradualisht shënojnë rritje në 6C e 8C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!