Sot dyfish persona më shumë janë shëruar nga coronavirusi se raste të reja që shënuar.
IKSHP ka njoftuar se në 24 orët e fundit 190 persona janë shëruar, kurse raste të reja me Covid-19 janë 78 raste, shkruan Reporteri.net.
Por alarmante vazhdon të jetë numri i personave të vdekur, ku sot janë shënuar 9 raste të vdekjes, ndërsa 548 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
Nnumri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Kujtojmë se rastet pozitive sot janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3050587221735928/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC-qmUyEQZ1mkgLsaOLXmKeIhKJ96iXxstTFdvy0sOjYipEaVYFkqocojinYALGEHc2mJvIvJiqyi-NZl8eQyaYQobbHpfPFqoPS-gy9w6GSZ2Z_VM6rx3nWm_TuT2da9lkXpz47eOtMsCrAmiGyP-WiwbwIp6x8rWaueFK5Zq5wa59r5vl1bTLXQuQT_NsEJQqCpy8t6EybMFd4B-TlfxNwR4Bf2RYm3OiGxhsmakuTNSE13pDywleDSiMPoHhtEweEI05lSolZH2GCjBnghzL8mqIIo7Q8Acz8itx42d4cTD6RGN5pPLJfXiz_kcqRuZ4VA68p-OFwsrViYooYGvoPEiqW2wOs-bd-sUAe4DYyxWSt0J7IYg&__tn__=-R