×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot e nesër samiti i Ballkanit të Hapur, i bashkohen Bosnja e Mali i Zi, mungon Kosova

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 8:54

    Për dy ditë me radhë Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e samitit “Ballkani i Hapur”.

    Më 7 dhe 8 qershor, kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të presë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërkaq këtë herë tryeza do të jetë më e gjerë.

    Pjesëmarrës për herë të parë në kuadër të këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe po ashtu nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrë pjesë, Zoran Tegeltija, kryesues i këshillit të ministrave të këtij shteti.

    Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij samiti. Ka qenë kryeministri Albin Kurti që ia ka kthyer një letër ditë më parë homologut maqedonas duke treguar se Prishtina përkrah Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale.

    Kosova edhe më parë, në vazhdimësi ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!