×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillohet me dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 7:26

    Sot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në Kosovë.

    Nga sot, në vend do të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

    Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, MSH’ja ka sqaruar se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë dhe se kjo dozë jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

    Kurse, doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Kjo dozë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë..

    “Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

    Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!