Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) ka njoftuar se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.
MPB ka pasur mungesë të targave që nga korriku i vitit 2016, kjo pasi në vitin paraprak ishte anuluar tenderi, sepse, sipas MPB-së, asnjë operator nuk i kishte përmbushur standartet e kërkuara.
“MPB sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17.08.2015, sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB”. kishte njoftuar MPB.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.