Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votimi përmes postës do zgjasë deri më 15 tetor.
“Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ në web faqen e tyre ka publikuar disa të dhëna se çfarë hapash duhet ndjekur votuesit që ndodhen jashtë Kosovë, të cilat mund t’i gjeni KËTU.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa nesër fillon fushata zgjedhore e cila do të zgjasë 30 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.