Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot në ora 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.
Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.
Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.