×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot i jepet lamtumira e fundit Fatlind Hysenajt që vdiq në aksident

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 7:56

    Sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Deçanit do t’i jepet lamtumira e fundit, Fatlind Hysenajt, që vdiq në një aksident të rëndë trafiku.


    21 vjeçari humbi jetën dje rreth orës 02:48 në rrugën Pejë-Deçan, në fshatin Isniq të Deçanit.

    Dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe, me ç`rast vetura e viktimës është përplasur në murin e një shtëpie.

    Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe i riu tjetër me inicialet Sh.K.

    Pas aksidentit Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë vozitësve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionet dhe t’i kenë masat mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!