×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot i jepet lamtumira gazetares kosovare

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 8:34

    Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë gazetarja dhe poetja e njohur, Burbuqe Rushiti.


    Varrimi i të ndjerës bëhet në orën 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

    Rushiti ka punuar disa vjet në ish-Radio Televizionin e Prishtinës, në redaksinë e kulturës, ndërsa më pas ishte korrespondente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

    Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Burbuqe Rushitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!