Ditën e martë do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite kalojnë vransira, e më vonë në perëndim të vendit përreth zonave malore mund të zhvillohen kushte për ndonjë rrebesh shiu.
Frynë erë perëndimore e lehtë dhe mesatare 3-6m/s. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 25C, e ato minimale zbresin deri në 7C e 10C.
Riga shiu parashihen paraditën e së mërkurës, derisa gjatë ditës priten kushte për rrebeshe shiu e bubullima, më të shtrira mbi vend.
Të enjtën e të premtën, do të ketë më shumë diell, megjithëse nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu orëve të pasdites. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 21C e 25C. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 10C e 11C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 5-12m/s. Të shtunën më shumë vransira e të reshura shiu kohëpaskohe, me një rënie të temperaturave në 17C, ndërkohë që era ndryshon drejtimin në verilindore e frynë me intenzitet mesatarë deri në 10m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.