Ka nisur sot faza e dytë e masave lehtësuese, përveç që është rritur lëvizja e lirë e qytetarëve, nga 4 orë në ditë, me mundësi daljeje 2 orë paradite dhe 2 pasdite, kjo në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Ndërsa edhe një sërë biznesesh tashmë janë rihapur. Edhe trafiku urban e ndërurban nisi sot punë, por me masa.
Udhëtarët ashtu si edhe punëtorët e trafikut urban, duhet të jenë të pajisur me maska e doreza, e mbi 20 pasagjerë nuk lejohen, ku janë vendos edhe shiritat për të mbajtur distancën sociale.
E, jo të gjithë kanë të drejtë të udhëtojnë, vetëm ata që kanë leje specifike të punës me leje nga institucionet gjegjëse.
Indeksonline sjellë disa imazhe nga autobusi urban Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërsa shohim se në ditën e parë, qytetarët po respektojnë masat nga Ministria e Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.