Vransirat dominojnë më shumë qiellin e vendit dhe gjatë ditës së mërkurë, megjithëse fillimisht mund të ketë më shpesh intervale me diell.
Më vonë të reshura shiu mund të shfaqen nga pjesë perëndimore të vendit, kryesisht shiu, e zonave malore dëbore. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimroe 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e maksimale arrinë deri në 12C e 14C.
Nga dita e enjtë në vend do të ketë më shumë vransira e priten periudha me të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C deri në 8C e 9C.
Në fundjavë vazhdojnë të reshurat e shiut, që ditën e diel me rënie të temepraturave pritet të shndërrohen apo përzien me borë. Maksimalet zbresin në 4C e 6C. Minimalet mbesin mbi 0C, 2C deri 4C. Nga dita e premtë erërat ndryshojnë drejtimin në verilindore, e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.