×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot Kuvendi i Kosovës me seancë të veçantë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 8:03

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila ditë u vendos me rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


    E që qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies si dhe rritja e ndërgjegjësimit.

    E me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban Konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë.

    Ndërkaq me këtë rast do të mbahet edhe seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës.

    Rend dite e seancës është “Debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”.

    Seanca do të filloj në ora 10:00.

    Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Aftësi të Kufizuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!