×
  • Lajme
  • Lajme / Ndarja nga jeta

    Sot mbahen homazhe për Anton Berishën

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 8:25

    Ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka vdekur të enjten e 2 janarit në moshën 58 vjeçare.

    Ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër, njoftuan familjarët. Ata bënë të ditur se gjatë ditës së sotme, do të mbahen homazhe ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

    Ndërsa,  varrimi do të bëhet orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë.

    Berisha për një kohë të gjatë ka qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova. Ai ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009.

    Ai ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni.

    Më pas, ai ka shërbyer në disa pozita të tjera diplomatike si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

    Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!