Sot më 27 nëntor, në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, konfirmoi javën e kaluar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net.
“Po, për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit, me 27 nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeziu.
Mbledhja do të fillojë nga ora 10, në Tiranë, e që seaca do të niset nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e pas saj do të flas kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Deputetëve do t’iu drejtohen edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama, propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.
“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.
Rama kishe deklaruar se bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të duhej t’i bindnin dy kryesitë e Kuvendeve, Kosovë e Shqipëri, për të arritur diçka të tillë./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.