×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 9:23

    Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.


    Seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit do të filloj në ora 9:30.

    Ndërsa avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika ka paralajmëruar se do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore.

    Më 31 gusht të këtij viti, aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit peticionin me mbi 1300 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë nga institucioni dhe policia e Kosovës kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit i cili dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë.

    11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!