×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Qeveria e Kosovës, diskutohet për masat e reja kundër koronavirusit

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 10:48

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.


    Ky takim u zhvillua në kuadër të luftës kundër koronavirusit dhe masave që komunat  e prekura kanë ndërmarrë për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

    Në kuadër të kësaj, Kurti ka paralajmëruar masa të reja, për çka Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, shkruan Reporteri.net.

    Kurti deklaroi se Qeveria do të ketë një takim online, për çka  është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë Arben Vitia.

    “Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!