×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbyllet një pjesë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 8:24

    Ministria e Infrastrukturës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar qytetarët se më datën 14 qershor autostrada “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur.


    Në njoftim thuhet se do të dielën do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj – Hani i Elezit.

    Këto punime MI-ja thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

    “Për arsye të realizimit të punëve, mbyllja do të jetë e përkohshme, që do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, thekson MI-ja. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!