×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbyllet projekti “Përmirësimi i Politikave të të Drejtave të Njeriut në Kosovë”

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 8:59

    Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës sot organizon ceremoninë e mbylljes së projektit “Përmirësimi i Politikave të të Drejtave të Njeriut në Kosovë”.


    Projekti ndihmoi autoritetet e Kosovës në kapërcimin e mangësive të identifikuara dhe mangësive praktike që kanë të bëjnë me trajtimin e personave të kapur ose personave nën arrest policor.

    Ky projekt është zbatuar në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht me agjencitë, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    Në ceremoninë që mbahet në ora 12:00 në Ministrinë e Brendshme marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e Këshillit për Evropën, Zyra e BE-së, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!